Lajm i keq për Arsenalin para fillimit të sezonit të ri në Premierligë

.

Sport

09/08/2017 10:37

Alexis Sanchez nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë Arsenalin në ndeshjen hapëse të Premierligës ndaj Leicester Cityt.

Këtë e ka konfirmuar trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, gjatë një konference për shtyp.

Kiliani që së fundi u rikthye nga pushimet, ka tendosje në stomak.

“Sanchez nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e parë”, ka deklaruar Wenger.

“Ai ka tendosje të vogël në stomak që nga e diela, nuk e di se kur do të kthehet”./Lajmi.net/