Lajm fantastik për Shqipërinë para ndeshjes me Izraelin (FOTO)

Ledian Memushaj kishte pësuar një lëndim kundër Milanit në Serie A, por që nuk është serioz.

Sport

08/11/2016 09:12

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj kishte pësuar një lëndim kundër Milanit në Serie A, por që nuk është serioz.

Ai pas arritjes në Shqipëri ka treguar se nuk ka ndonjë lëndim dhe se është gati për Izraelin.

“Ndihem shumë mirë dhe nuk kam asnjë problem, dëmtimi i pësuar ndaj Milanit është diçka e vogël. Me Izraelin është e vështirë, por do të bëjmë maksimumin për të fituar. Gjithsesi, në një sfidë të tillë e rëndësishme është të mos humbasim”, tha Memushaj për Supersport.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.