Lajm fantastik për Realin nga shorti i Ligës së Kampionëve

Real Madrid përfundoi i dyti në grupin e tij në Ligën e Kampionëve. Por, lista e kundërshtarëve të mundshëm në shortin e fazës tjetër do t’u pëlqejë tifozëve të gjigantit madrilen.

Sport

08/12/2016 09:41

Real Madrid barazoi me Borussia Dortmundin me rezultat 2:2 dhe përfundoi i dyti në grupin e tij në Ligën e Kampionëve.

Andaj, “Los Blancos” në rrethin e dytë të garës do të takohen me një prej fituesve të grupeve tjera, në përjashtim të skuadrave spanjolle, Atletico Madrid e Barcelona, përcjell “Lajmi.net”.

Por, opsionet nuk janë edhe aq të vështira për një ekip të kalibrit të Real Madridit.

Kundërshtarët e mundshëm në shortin e së hënës janë: Arsenal, Leicester City, Juventus, Monaco dhe Napoli.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.