Lajm fantastik për Milanin para derbit me Interin (FOTO)

Sulmuesi i Milanit, Nikola Kalinic mund të rikuperohet për ndeshjen kundër Interit.

Sport

05/10/2017 07:17

Nikola Kalinic mund të rikuperohet me kohë për ndeshjen e ardhshme të Milanit kundër rivalit të qytetit, Inter.

“Sky Sport” raporton se “Rossonerët” janë optimist në rikuperimin e përforcimit të ri për duelin e 15 tetorit.

Kalinic ka shfaqur paraqitje të mira në javët e para të sezonit të ri, përcjell “lajmi.net”.

Por, ai pësoi një lëndim në humbjen e xhiros së fundit nga Roma me rezultat 2:0. /Lajmi.net/