Labi po afrohet shumë në politikë, merr post të rëndësishëm (Foto)

Këngëtari Labinot Tahiri e ka marrë me shumë seriozitet çështjen e politikës, madje ai dje fitoi një post të rëndësishëm.

ShowBiz

07/05/2017 08:32

Labi u zgjodh nënkryetar i AKR-së, post ky shumë i lartë për një parti, shkruan lajmi.net.

Kjo duhet të jetë shenjë që Labi mund të largohet paksa nga angazhimet në muzikë, ngase posti i nënkryetarit kërkon angazhim të madh në parti.

“Zoti nuk jep suksese pa e dhënë mundin për njerzimin të cilin e takove me lindjen tënde aty dhe ti ku mesove për jetën.
Meritor për këtë është puna jonē e perbashket me ju te dashur qytetarë.
I juaji Labinot Tahiri” shkruan këngëtari në Instagram. /Lajmi.net/