La Liga befason tifozët: Real Madrid – Barcelona nuk do të luajnë në Spanjë (FOTO)

La Liga mendon të luajë përtej Spanjës dhe kontinentit evropian.

Sport

08/09/2017 12:16

La Liga është duke konsideruar mundësinë e zhvillimit të ndeshjeve jashtë Spanjës dhe kontinentit evropian, përfshirë “El Clasicon” mes Real Madridit dhe Barcelonës.

“Duam të shtojmë interesimin ndërkombëtar për kampionatin tonë. Jemi duke diskutuar mundësinë e zhvillimit të disa ndeshjeve jashtë Spanjës, jemi ende në fazën e diskutimit”, deklaroi presidenti i La Ligës, Javier Tebas, përcjell “lajmi.net”.

Real Madrid – Barcelona mund të zhvillohet në Kinë ose në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Lajmi.net/