“La La Land” bën historinë, këta janë të gjithë fituesit e ‘Golden Globe 2017’

"La La Land" ka nisur një sezonë të mrekullueshme të ndarjes së çmimeve!

ShowBiz

09/01/2017 08:23

Filmi “La La Land” ka fituar të gjitha çmimet kryesore dhe është shpërblyer për të gjitha nominimet që ka marrë, duke u bërë kështu filmi më i shpërblyer ndonjëherë në këtë festival, plot 7.

Ema Stone dhe Ryan Gosling kanë marrë çmimet për aktoren dhe aktorin më të mirë, gjithashtu është zgjedhur filmi më i mirë i vitit i zhanrit komedi/muzikal, është shpërblyer për muzikën dhe këngën më të mirë e edhe për skenarin dhe regjinë më të mirë, shkruan lajmi.net.

Në kategori të tjera, “Moonlight” është zgjedhur si filmi më i mirë Dramë, “Zootipia” ka mposhtur konkurrencën për filmin më të mirë të animuar në ceremoninë e udhëhequr nga Jimmy Fallon.

Ndërsa në kategorinë e serialeve televizive, drama më e mirë është zgjedhur “The Crown”, duke mposhtur seritë shumë të ndjekur si “Game of Thrones” dhe “This is us”, kurse një sukses i vërtetë ka qenë seriali “Atlanta”, duke u zgjedhur edhe si komedia më e mirë e vitit./Lajmi.net/

Filmi më i mirë – Dramë
Moonlight

Filmi më i mirë – Muzikal/Komedi
La La Land

Aktorja më e mirë në Film – Dramë
Isabelle Huppert, Elle

Aktorja më e mirë në Film – Muzikal/Komedi
Emma Stone, La La Land

Aktori më i mirë në Film – Dramë
Casey Affleck, Manchester by the Sea

Aktori më i mirë në Film – Muzikal/Komedi
Ryan Gosling, La La Land

Aktori më i mirë në rol dytësor – Film
Aaron Taylor-Johnson, Nocturnal Animals

Aktorja më e mirë në rol dytësor – Film
Viola Davis, Fences

Regjisori më i mirë – Film
Damien Chazelle, La La Land

Skenari më i mirë – Film
La La Land

Muzika më e mirë në Film
La La Land

Filmi më i mirë i animuar
Zootopia

Kënga më e mirë në Film
“City Of Stars,” La La Land – Justin Hurwitz, Benj Pasek, Justin Paul

Filmi më i mirë i huaj
Elle, France

Seriali më i mirë – Dramë
The Crown

Seriali më i mirë – Muzikal/Komedi
Atlanta

Mini-seria/filmi televiziv më i mirë
The People vs. OJ Simpson

Aktori më i mirë në serial – Dramë
Billy Bob Thornton, Goliath

Aktori më i mirë në mini-seri/film televiziv
Tom Hiddleston, Night Manager

Aktorja më e mirë në një mini-seri/film televiziv
Sarah Paulson, People v. O.J. Simpson

Aktorja më e mirë në rol dytësor – Serial
Olivia Colman, The Night Manager

Mini-seria/filmi televiziv më i mirë
The People vs. OJ Simpson

Aktorja më e mirë në serial – muzikal/komedi
Tracy Ellis Ross, Black-ish

Seriali më i mirë Komedi
Atlanta

Aktori më i mirë në serial – muzikal/komedi
Donald Glover, Atlanta

Aktorja më e mirë në serial Dramë
Claire Foy, The Crown