La Coruna e ulë me “këmbë në tokë” Barcelonën (VIDEO)

Deportivo La Coruna ka ulur me këmbë në tokë Barcelonën, duke e mposhtur 2:1 në kuadër të xhiros së 27-të të La Ligas.

Sport

12/03/2017 18:02

Pas asaj fitore historike ndaj PSG-së, Barcelona ka pësuar humbje të papritur në Riazor, nga La Coruna.

Në pjesën e parë u shënua vetëm një gol, dhe atë nga vendasit që në minutën e 40’-të me anë të Joselu kaluan në epërsi.

Barcelona e nisi për mrekulli pjesën e dytë, duke barazuar nëpërmjet Suarez.

Por, vendasit nuk u dorëzuan deri në fund, dhe arritën që të rikthejnë epërsinë në minutën e 74’-të, kur shënoi Bergantinos.

Ky rezultat mbeti i pandryshuar, dhe Barcelona pas 27 xhirove mbetet lidere me 60 pikë, një më shumë se Reali, por duhet cekur se ‘mbretërit’ kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara./Lajmi.net/


Luis Suarez Goal – Dep. La Coruna 1… by Football–Live


# by Goals_online

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6