“Ky futbollist i Kombëtares nuk qesh kurrë”

Odise Roshi e ka zbuluar futbollistin më serioz të Kombëtares së Shqipërisë.

Sport

27/05/2016 16:18

Anësori kuqezi një gjë të tillë e bëri gjatë deklaratave të dhëna në një konferencë për media.

“Duhet të kemi gjithmonë harmoni në ekip. Unë përpiqem shumë që të kemi atmosferë të mirë dhe bëj shpesh herë humor. Ai që qesh më pak është Orges Shehi. Ai është shumë serioz”, deklaroi Roshi, përcjellë “Lajmi.net”.

Ndër tjera ai tha që sfida ndaj Zvicrës do të jetë më e rëndësishmja për Shqipërinë në fazën e grupeve të “Euro 2016”.