Ky është vendimi i fundit i Florentino Perezit për Luka Modricin

Luka Modric do të mbetet një ëndërr për Interin.

Sport

16/08/2018 20:20

Mesfushori kroat është i destinuar të mbetet te Real Madrid edhe pas këtij afati kalimtar.

‘SkySports’ raporton se kanë qenë të pasuksesshme bisedimet e ditës së sotme mes Real Madridit dhe përfaqësueseve të lojtarit.

Edhe pse kërkesa e Modric ka qenë e qartë, ku kërkonte lejen për t’u larguar drejt Interit, Florentino Perez ka mbajtur qëndrimin e tij, duke e konsideruar si të paprekshëm 32 vjeçarin.

Perez nuk është i gatshëm të heq dorë nga një tjetër lojtar i rëndësishëm pas largimit të Ronaldos, sidomos pas humbjes së fundit në Superkupën e Evropës nga Atletico Madrid me rezultat 4:2.

Qëndrimi i Perez bën që Interi të mos mund ta përfundojë afatin kalimtar me një “qershi mbi tortë”, duke finalizuar një nga transferimet më të mëdha viteve të fundit./Lajmi.net/