Ky është ushtrimi që nuk iu lë të plakeni – Lajmi.net
Ky është ushtrimi që nuk iu lë të plakeni
Autori: Lajmi.net FitLifestyle 21:38, 29 November 2018
Një studim i ri i botuar në revistën "European Heart Journal" thotë se kur bëhet fjalë për efektet anti-plakje të stërvitjes, kardio është mbretëresha e tyre.

Stërvitjet si vrapimi, noti ose çiklimi dhe trajnimi me intensitet të lartë (HIIT), ngadalësuan shenjat e plakjes në nivel qelizor, transmeton lajmi.net.

Një ekip studiuesish gjermanë klasifikuan 124 të rritur të shëndetshëm, por joaktivë midis moshave 30 dhe 60 vjet në katër grupe. Një grup vazhdoi me rutinat e tyre të ushtrimeve, ndërkaq tri grupe të tjera djersën trupën e tyre për seanca 45-minutëshe tri herë në javë për 26 javë.

Në përfundim të studimit, njerëzit në të tri grupet HIIT kishin përjetuar efekte anti-plakje falë stërvitjeve të tyre, ndërkohë që grupet e trajnimit joaktiv nuk përjetonin një gjë të tillë.

Këto efekte të reduktimit të orës biologjike u matën në nivel qelizor, duke ekzaminuar qelizat e bardha të gjakut. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO