Ky është Mustang-u më i fuqishëm i prodhuar ndonjëherë

Kompania prodhuese e makinave “Ford” ka “nxjerrë nga paketimi” gjeneratën e tretë të Mustang Shelby GT500 të prodhimit të vitit 2020 në “Auto Show”-in e Detroitit, të mbajtur këtë fillimvit.

Auto & Tek

14/01/2019 18:03

GT500, e cila pritet të arrijë këtë vjeshtë, fuqizohet me motor të fuqishëm 5.2 litrash V8 që prodhon 700 kuajfuqi, duke e bërë makinën si Mustangun më të fuqishëm të prodhuar ndonjëherë, transmeton lajmi.net.

Ford ka paralajmëruar në “Auto Show” se makinës i duhet përreth 3.5 sekonda për të arritur shpejtësinë prej 100 kilometrash në orë.

Çmimi për Mustang Shelby GT500 për vitin 2020 ende nuk është shpallur, por më shumë informacion duhet të zbulohet më afër datës së saj të lëshimit në vjeshtë. /Lajmi.net/