Ky është Lamborghini Phenomeno (Foto)

Vetura, edhe pse ende një koncept, është jashtëzakonisht e bukur

Auto & Tek

28/02/2015 18:56

E krijuar nga Grigory Gorin, kjo veturë e ardhshme e Lamborghini ka një stil të çmendur, një dizajn i kombinuar mes Aventador dhe Reventon, gjithashtu edhe nga klasikët si Countach dhe Diablo.

I quajtur Phenomeno LP 990-4, koncepti i super-veturës vjen në standard dhe me një motor të montuar mbrapa i cili në kombinim me dy motorë të tjerë elektrik mund të arrijë prodhimin e 990 kuaj-fuqi, transmeton Lajmi.net.

Vetura ka gjithashtu edhe panele diellore në çati për të ndihmuar mbushjen e baterive të motorëve elektrik, të cilët janë të vendosur në veturë për të dhënë një performancë më të mirë.

Phenomeno ka një trup aerodinamik, duke përfshirë krah masiv mbrapa dhe gjithashtu disa polimerë për të reduktuar peshën.

Më poshtë mund t’i shihni fotografitë e këtij koncepti.

468116 468117 468118 468120