Ky është futbollisti që admirohet shumë nga Lionel Messi (FOTO)

Lionel Messi është lojtar idhull për shumë tifoz, por edhe argjentinasi ka një futbollist idhull, të cilin e admiron shumë.

Sport

28/01/2017 23:28

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, ka deklaruar se futbollisti të cilin e admiron, është bashkëlojtari i tij te Barcelona, Andres Iniesta.

“Andres dhe unë jemi të ngjashëm. Ne përdorim trupin për të shmangur kundërshtarët, por ai ka diçka më shumë të cilën unë ia kam zili. Atij është e pamundur t’ia vjedhësh topin. Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë”, ka deklaruar Messi, përcjell lajmi.net.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6