Kush është lojtari i Liverpoolit, që Mourinho do të donte ta kishte te Man Utd

Jose Mourinho do të dëshironte të kishte në skuadër qendërmbrojtësin e Liverpoolit, Virgil van Dijk.

Sport

13/12/2018 19:46

Kështu kanë thënë dy ekspertët e Sky Sport, Paul Merson dhe Phil Thompson, përcjell ‘lajmi.net’.

Manchester United ka pësuar humbjen e radhës duke u mundur 2:1 nga Valencia në Ligën e Kampionëve, me Phil Jones që shënoi një autogol qesharak.

Jose Mourinho gjatë afatit kalimtar veror ishte në kërkim të një mbrojtësi, dëshirë kjo e cila nuk iu plotësua nga drejtuesit e klubit.

Tentativa të reja nga Mourinho për të forcuar mbrojtjen pritet të jetë edhe në janar.

Por Merson dhe Thompson besojnë se në treg sot nuk ka një mbrojtës si ai i Liverpoolit, Virgil van Dijk, dhe diçka të njëjtë do të donte Mourinho të kishte në skuadër./Lajmi.net/