Kush është Ibrahim Zlatanovic? (Video)

Udhëheqësi i njohur Michel De Maegd gaboi në transmetim direkt duke e ngatërruar në mënyrë qesharake emrin e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic.

Sport

17/03/2015 15:33

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic, është një prej futbollistëve më të famshëm në botë.

Por, duket se ka ende të atillë që nuk ia dinë mirë emrin.

Me 15 vjet në profesion, Michael De Maegd mund të konsiderohet si udhëheqës me përvojë, por ai bëri një gabim të rëndë.

Pasi e përmendi përjashtimin e Ibrahimovicit në ndeshjen kundër Chelseas në Ligën e Kampionëve, ai e quajti yllin suedez: “Ibrahim Zlatanovic”.

YouTube player