Kur shënon Menez, Milani nuk humb

Jeremy Menez është futbollisti më i rëndësishëm i Milanit deri më tani gjatë këtij sezoni. Kur francezi shënon gol, skuadra nuk mposhtet.

Sport

10/12/2014 09:51

Numër 9 i rremë ose sulmues i krahut. Ku do qoftë, Jeremy Menez është gjithnjë vendimtar për Milanin.

Këtë e thonë statistikat. Ish anëtari i Romës deri më tani gjatë këtij sezoni në Serie A ka shënuar 7 gola, në pesë ndeshje.

Në to, Rossonerët kanë mbledhur 11 pikë me bilanc prej tri fitoresh dhe dy barazimeve, mesatarisht 2.2 pikë për ndeshje.

Në nëntë ndeshjet në të cilat nuk ka shënuar, skuadra e Filippo Inzaghit ka grumbulluar 10 pikë, mesatarisht 1.1 pikë për ndeshje.