‘Kur nuk është në formë Cana nuk është as Shqipëria’

Mediat serbe më saktësisht b92, ka bërë një analizë perfekte për skuadrën e Shqipërisë, para ndeshjes së nesërme ndaj Serbisë.

Sport

13/10/2014 10:22

Njëra nga mediat më të njohura të Serbisë, b92 ka bërë një analizë të shtjelluar dhe të gjatë për skuadrën e Shqipërisë, në mënyrë që ata ta njohin sa më mirë kundërshtarin.

Në analizën në fjalë, kemi marrë një fragment për mendimin e serbëve që kanë për kapitenin tonë, Lorik Canën.

“Kur Cana nuk është në formë, e tërë Shqipëria nuk është në formë. Ish-lojtari i Marseillet dhe tani i Lazios është faktori kryesor i skuadrës së Shqipërisë”.

“Si kapiten i skuadrës, ai e mban linjën e tij dhe është perfekt në qendër të mbrojtjes. Ai ka sjellë sigurinë italiane në mbrojtjen e Shqipërisë.