Kupa e Mbretit: Realin dhe Barcën i përcjellë fati në short

Real Madrid dhe Barcelona janë shortuar me kundërshtar të lehtë në Kupën e Mbretit.

Sport

13/12/2018 18:38

Sot, Federata e Futbollit të Spanjës, ka tërhequr shortin për 1/8 e finales së Kupës së Mbretit, shkruan lajmi.net.

Me fat në këtë short kanë qenë Real Madrid dhe Barcelona.

Real Madrid është shortuar me Leganes, ndërsa Barcelona me skuadrës e Levantes.

Skuadra e divizionit të dytë, Sporting Gijon do të përballet me ekipin e Valencias.

Klubi andaluzian i Sevillas do përballet me klubin bask të Athletic Bilbaos./Lajmi.net/