Kuka kritikon institucionet, ky është mesazhi i tij nga Holanda

Driton Kuka postoi një foto nga Qendra Olimpike në Holandë. 

Sport

28/08/2018 12:21

Driton Kuka dje postoi një foto me ekipin e tij para nisjes drejt Holandës.

Sot, Kuka postoi një foto nga Qendra Olimpike në Holandë.

Ai e ka kujtuar edhe premtimin e politikanëve për Qendrën Nacionale të Xhudos para dy vitesh, por Kuka është i vetëdijshëm se ky ka qenë një mashtrim.

Ky është postimi i plotë i Kukës:

Dojo Ruskahall Papendal …
Qendra Olimpike në Holandë ku stërvisin sportistët Elitar me kushte ideale!
Në Pejë u premtua Qendra Nacionale e xhudos më 2016 por si duket po del të jemi mashtruar.
Po luhet ping pong me Federatën e xhudos,
disa akterë po e hudhin topin tek njëri tjetri.
Nese nuk ndërmerret diçka shpejt atëher Federata do marr një vendim që të përkrahet ndryshe ky projekt!!