Kuka: Kjo ishte një finale e çmendur e Majlindës

Majlinda Kelmendi e ka rrëmbyer medaljen e 26-të të artë në karrierën e saj.

Sport

24/01/2019 17:31

Majlinda Kelmendi triumfoi në Grand Prix në Tel Aviv, duke e fituar kështu medaljen e artë.

Për këtë triumf të xhudistes kosovare ka reaguar edhe trajneri i saj, Driton Kuka, shkruan lajmi.net.

Trajneri kosovar është shprehur tejet i lumtur me arritjen e radhës së Majlinda Kelmendit.

“E arta e Kombit! Grand Prix Tel Aviv një finale e çmendur e Majlindës! I lumtur shumë me performansën e saj”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook. /Lajmi.net/