Ku do të shkojë Conte?

Antonio Conte është i lirë pas largimit nga posti i trajnerit të Juventusit. Por, ku do të angazhohet ai?

Sport

04/08/2014 16:27

Antonio Conte në postin e selektorit të Kombëtares italiane? Kandidati kryesor për pasardhës të Cesare Prandellit është pa dyshim ai.

Mirëpo, tentimet e para të drejtuesve të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) për të angazhuar trajnerin i cili në tri vitet e fundit në drejtim të Juventusit fitoi tri Scudetto, nuk kanë dalë të suksesshme, ka njoftuar gazetari i Sky Sport, Gianluca di Marzio.

Për momentin nuk është planifikuar ndonjë takim i ri. Në mënyrë direkte ose indirekte, FIGC nuk planifikon të bëjë përpjekje të reja – së paku në të ardhmen e afërt – për angazhimin e Contes.

Andaj, shtrohet pyetja: Ku do të shkojë Conte?