Kthesë e papritur në bisedimet mes Arsenal dhe Barcelona për Suarez

Arsenal dhe Barcelona janë futur në negociata qysh nga fillimi i afatit kalimtar dimëror.

Sport

22/01/2019 22:15

Palët janë duke diskutuar për një transferim të mundshëm të Denis Suarez tek Arsenal.

Por, deri më tani nuk ka pasur ndonjë marrëveshje përfundimtare, e kjo marrëveshje duket se nuk do të arrihet asnjëherë, ose të paktën jo këtë afat.

“Mundo Deportivo” raporton se bisedimet mes Arsenal dhe Barcelona për Denis Suarez janë ndërprerë, transmeton lajmi.net.

Duket se Denis Suarez do ta përfundojë sezonin tek skuadra katalane, pas ishte kjo pasdite që “theu” bisedimet.

Kujtojmë se kontrata e lojtarit tek Barcelona është e vlefshme deri në vitin 2020. /Lajmi.net/