Kryetari i UEFA-së ka një lajm të keq për klubet e mëdha

Aleksander Ceferin ka zbuluar se UEFA po e ndryshon rregullin financiar.

Sport

07/02/2019 13:02

Kreu i UEFA-së, Aleksander Ceferin, ka thënë se ata janë në fazën përfundimtare të ndryshimit të rregullit financiar.

I pari i shtëpisë më të madhe të futbollit në Evropë tha se skuadrat po e respektojnë më shumë rregullin financiar, por që do të ketë ndryshime.

“Ne do të përshtatim rregullat financiare, për të krijuar një ekuilibër të ri evropian në të cilin të gjithë mund të gjejnë vendin e tyre ligjërisht”, tha slloveni, përcjell lajmi.net

“Objektivat fillestare të rregullit financiar janë arritur. Klubet evropiane janë financiarisht më të shëndetshme se kurrë, problemi i borxhit është zgjidhur në shumë vende dhe borxhet e papaguara ndaj klubeve, trajnerëve dhe lojtarëve duket se po bëhen asgjë më shumë se një kujtim i keq.

“Tani është koha për të kaluar në fazën e dytë të këtij projekti të madh evropian, në konsultim me ECA, në mënyrë që çdo klub evropian të shfrytëzojë potencialin e tij të plotë zhvillimor.”, ka shtuar më tej Ceferin. /Lajmi.net/