Kryetari Ahmeti takon kampionin: Vllasaliu na e zbardhi fytyrën (Foto)

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti sot ka pasur një mysafir të veçantë.

Sport

16/02/2015 13:47

I pari i Komunës së Prishtinës, bashkë me drejtoren e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Saranda Bogujevci, ka pritur në takim, Ridvan Vllasaliun, kampion i Kickboxing të Evropës në nivel profesional për peshën 67 kg.

Gjatë këtij takimi, kryetari Ahmeti tha se ka kënaqësinë që sot në zyre takohet me një kampion si Ridvan Vllasaliu.

“Është një sukses shumë i madh për republikën e Kosovës, por edhe për të gjithë shqiptarët në përgjithësi që na ka përfaqësuar denjësisht dhe është kthyer me një trofe kaq të rëndësishëm. Unë e di që Komuna jo gjithmonë të është gjend në përpjekjet tua për t’u bërë kampion. E di që me plot vështirësi bëhen përgatitjet për sport, por edhe përkundër kësaj përkrahje minimale, Vllasaliu ka arritur suksesin. Të falënderojë që na ke zbardhur fytyrën me këtë trofe dhe titull”, tha kryetari Ahmeti, i cili ia dhuroi në kampionit evropian edhe një mirënjohje në shenjë respekti.

Ndërkaq, kampioni Vllasaliu tha se ka qenë një ballafaqim i vështirë në ndeshjen për titullin e kampionit, derisa përballë kishte një kundërshtar tejet të vështirë që më parë, para se të mposhtej me e mbante titullin e kampionit të Evropës.

“Përkundër vështirësive gjatë përgatitjeve, ia dola që të jap maksimumin dhe që ta fitojë titullin e kampionit të Evropës”, tha Vllasaliu i cili në ndeshjen për titull kishte një rival të mirënjohur në këtë sport nga Gjermania, megjithatë, ai arriti që ta mposhtte që në raundin e dytë me nokaut (knockout), duke fituar kështu titullin Kampion i Evropës.

Vllasaliu po ashtu u shpreh mirënjohës edhe për pritjen që i është bërë nga Komuna e Prishtinës pas kthimit në vendlindje, por edhe për interesimin e mediave lidhur me këtë titull, gjë që siç tha, është motivuese që të angazhohet edhe më shumë në të ardhmen.

1

Kryetari Ahmeti, si përgjigje në pyetjet e gazetarëve, tha se ndonëse e din që për sportistët ndihma e Komunës së Prishtinës është modeste për shkak se është trashëguar një buxhet jashtëzakonisht i vogël, ai u shpreh se për vitin 2013 është duke u përpjekur që të trefishohet buxheti i Komunës së Prishtinës për sportin me qëllim që të përkrahin edhe sportistët individual që e përfaqësojnë Prishtinën jashtë vendit, por edhe sportet ekipore.

“Sporti është një ambasador tepër i rëndësishëm i shtetit tonë në përgjithësi, por edhe një aktivitet i rëndësishëm për zhvillimin e të rinjve dhe këtu po e shohim edhe të ardhmen në Komunën e Prishtinës. Synojmë të organizojmë sa më shumë liga të brendshme duke filluar nga moshat e hershme me qëllim që t’i zbulojmë talentët e rinj që të mund t’ju japim edhe përkrahje”, tha kryetari Ahmeti. (Kosovapress)