Kryeministri Haradinaj: Do investojmë edhe në Veri

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në seancën e sotme plenare, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës, do të ndaj mjete të veçanta vazhdimisht për qytetarët serbë të vendit.

Lajme

14/12/2017 10:31

Sipas tij, një gjë e tillë do bëhet për të bërë investime, ndërsa vendim të tillë do ketë edhe për Veriun.

”Qeveria e Kosovës në vazhdimësi do të ndajë mjete për qytetarët e vendit, serbë, në të gjitha pjesët e Kosovës e sidomos në Veri”.

Në mesin e pikave të rendit të ditës që do të diskutohen gjatë kësaj seance janë shqyrtimi i Projektligjit për Ndërmarrjet Sociale, raporti vjetor i Avokatit të Popullit si dhe atij të Fondit të Kursimeve pensionale, njofton Klan Kosova.