Kroos nuk largohet nga Bayern

Lajm i keq për Manchester Unitedin. Interesimi i kampionit të Premierligës për mesfushorin e Bayern Munichut, Toni Kroos mund të jetë i kotë. Ylli gjerman është i lidhur me Bayernin deri në qershor të vitit 2015 dhe ende nuk ka vazhduar kontratën e tij me kampionin e Bundesligës dhe Evropës. Por, drejtori sportiv i gjigantit…

Sport

24/02/2014 10:24

Lajm i keq për Manchester Unitedin. Interesimi i kampionit të Premierligës për mesfushorin e Bayern Munichut, Toni Kroos mund të jetë i kotë.

Ylli gjerman është i lidhur me Bayernin deri në qershor të vitit 2015 dhe ende nuk ka vazhduar kontratën e tij me kampionin e Bundesligës dhe Evropës.

Por, drejtori sportiv i gjigantit bavarez, Matthias Sammer ka insistuar se Kroos nuk do të largohet nga Allianz Arena.

“Toni ka kontratë deri në verën e vitit 2015 dhe nuk do të shkojë askund para kësaj”, deklaroi ai.

“Ne do të përkujdesemi që ai të mbetet në Bayerni edhe përtej datës së marrëveshjes aktuale. Ne e vlerësojmë Tonin dhe e kemi thënë këtë në shumë raste”, u shpreh ai.

Kroos bëri 35 paraqitje në të gjitha garat deri më tani gjatë këtij sezoni për Bayernin, dhe shënoi dy gola, përfshirë një në fitoren 2:0 ndaj Arsenalit javën e kaluar në ndeshjen e parë të fazës eliminatore në Ligën e Kampionëve.