Kroos luan poker me Bayernin

Ish ylli i Bayern Munichut, Mehmet Scholl ka paralajmëruar Toni Kroosin se mund të pendohet për hezitimin për të vazhduar kontratën në Allianz Arena. 24-vjeçari ka bërë të ditur se bisedimet për vazhdimin e qëndrimit të tij në klub kanë ngecur, duke zgjuar spekulime se mund të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.…

Sport

13/02/2014 12:40

Ish ylli i Bayern Munichut, Mehmet Scholl ka paralajmëruar Toni Kroosin se mund të pendohet për hezitimin për të vazhduar kontratën në Allianz Arena.

24-vjeçari ka bërë të ditur se bisedimet për vazhdimin e qëndrimit të tij në klub kanë ngecur, duke zgjuar spekulime se mund të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.

Manchester United dhe Juventus raportohet se kanë paraqitur oferta për reprezentuesin gjerman.

Dhe, Scholl beson se Kroos është duke luajtur lojë të rrezikshme që mund të lë gjurmë vendimtare në karrierën e tij.

“Mendoj se nuk është e mençur nga Toni që luan aq shumë poker me Bayernin”, deklaroi ai për TZ.

“Kështu duket situata për momentin. Paga e tij aktuale duket e mjaftueshme për t’i dhënë bukë të ngrohtë në tavolinë, së paku dy herë në ditë”, u shpreh ai.

Kroos ishte titullar në fitoren e Bayernit ndaj Hamburgut 5:0 të mërkurën pasi ishte rezervist i pashfrytëzuar në dy duelet e kaluara.