Kritikohen lojtarët e Barcelonës (FOTO + VIDEO)

Mehdi Lacen, i ka kritikuar futbollistët e Barcelonës, për ndërprerjen e konferencës pas ndeshjes Getafe - Barcelona, të veshur me rrobe për festën e Halloween.

Sport

01/11/2015 13:49

Disa nga lojtarët e Barcelonës vendosën maska dhe kostume të ndryshme pas ndeshjes, duke postuar foto në instagram ndërsa disa të tjerë e ndërprenë konferencën e Victor Rodriguez, dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer futbollistit të Getafes Lacen.

“Nuk më takon mua ta them, por nuk më duket e drejtë. Secili është përgjegjës për atë që e bën”, tha ai.

“Po të fitoja unë në Camp Nou, nuk do ta bëja”, tha Lacen.

YouTube player