Krasniqi, ‘Rocky Balboa’ nga pyjet e Bavarisë (Foto)

Mediat gjermane kanë vendosur që një lajm të tërë t’ia kushtojnë boksierit junikas, Haxhi Robin Krasniqit, për të cilin kanë thënë se është ‘Rocky Balboa’ nga pyjet e Bavarisë.

Sport

08/02/2015 10:28

Krasniqi ka vendosur që stërvitjet e tij të fundit t’i bëj në pyjet e njohura të Bavarisë.

Dhe, ka qenë pikërisht kjo gjë që e ka shtyrë të përditshmen gjermane, Volksstimme.de të shkruajë për bokserin junikas, Haxhi Robin Krasniqin.

Ata e kanë cilësuar atë si ‘Roky Balboan’ e pyjeve të Bavarisë.