Kovacic-Real Madrid, ky është vendimi i fundit

Mateo Kovacic është futbollisti i parë që do të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

26/05/2016 23:02

Ky është informacioni i fundit që vjen nga mediat spanjolle, që raportojnë se drejtuesit e “Los Blancos” kanë vendosur për një gjë të tillë.

Kjo për shkak të performancave të tij nën pritshmëritë, për shkak të të cilave ka pasur minutazh të vogël në skuadër, përcjellë “Lajmi.net”.

Kovacic u transferua në “Santiago Bernabeu” nga Interi për 35 milionë euro gjatë verës së kaluar.