Kovac e komenton përballjen ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve

Niko Kovac është deklaruar për përballjen ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

Sport

17/12/2018 15:30

Trajneri i Bayern Munich, Niko Kovac, ka thënë se Liverpool është favorit në letër, por ata mund t’ia dalin.

“Ne jemi të lumtur me shortin. Ata ishin skuadra më e vështirë që mund të përballeshim”, ka thënë trajneri kroat pas shortit, përcjell “lajmi.net”.

“Liverpooli ishte finalist sezonin e kaluar dhe aktualisht janë në krye të Ligës Premier”.

“Ata janë favorit kryesor për të fituar Ligën e Kampionëve këtë vit, por ne jemi Bayerni dhe Liverpooli e din se duhet të vijnë tek ne për ndeshjen e kthimit”.

“Mundësitë janë 50/50 (të barabarta)”, ka shtuar më tej Kovac. /Lajmi.net/