Ambasada e Kosovës në SHBA u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen

Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen, duke u thënë se nuk merr kohë më shumë se 10 minuta, raporton Express. Në faqen e Ambasadës është publikuar linku për regjistrim, derisa thuhet se regjistrimi asnjëherë nuk ka qenë me i lehtë. “Regjistrimi nga Diaspora, asnjëherë…

Lajme

10/05/2024 09:32

Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen, duke u thënë se nuk merr kohë më shumë se 10 minuta, raporton Express.

Në faqen e Ambasadës është publikuar linku për regjistrim, derisa thuhet se regjistrimi asnjëherë nuk ka qenë me i lehtë.

“Regjistrimi nga Diaspora, asnjëherë nuk ka qenë më i lehtë. Mjafton një kyçje në internet për t’iu bashkuar regjistrimit online dhe për t’u bërë pjesë e numërimit të popullsisë së shtetit tënd amë. Regjistrohu brenda 10 minutave përmes: https://rekos2024diaspora.rks-gov.net/”, thuhet në njoftim.