Kosovë – Kroaci, Lihtenshtajn – Shqipëri, në sa ora fillojnë ndeshjet?

Kosova dhe Shqipëria do të luajnë prapë në të njëjtin orar në xhiron e ardhshme të ndeshjeve kualifikuese për “Kampionatin botëror 2018”.

Sport

01/10/2016 14:07

Përfaqësuesja e Kosovës dhe Kombëtarja e Shqipërisë do të luajnë në të njëjtin orar edhe në xhiron e ardhshme të ndeshjeve kualifikuese për “Kampionatin botëror 2018”.

Kosova ndeshet me Kroacinë në “Loro Boriçi” në Shkodër më 6 tetor.

Kurse, në të njëjtën mbrëmje, Shqipëria është mysafire e Lihtenshtajnit, në Grupin G, përcjell “Lajmi.net”.

Por, lajmi i keq për tifozët shqiptarë është se të dyja takimet do të fillojnë në ora 20:45.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.