Kosova–Senegali, formacionet zyrtare

Kosova dhe Senegali i kanë bërë publike formacionet zyrtare, me të cilat do ta nisin ndeshjen miqësore, e cila do të zhvillohet pas pak minutash në Gjenevë.

Sport

25/05/2014 17:44

Kosova dhe Senegali i kanë bërë tashmë zyrtare formacionet me të cilat do ta nisin ndeshjen miqësore në Gjenevë, e cila do të nis vetëm pas pak minutash.

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku ka bërë disa ndryshime në krahasim me ndeshjen me Turqinë, ndërsa sulmuesi kryesor i Senegalit, Demba Ba, nuk gjendet në formacionin bazë.

Formacionet zyrtare

Kosova: Mushica, Metaj, Alushi, Rrahmani, Krasniqi, Imran Bunjaku, Toski, Albert Bunjaku, Albion Avdijaj, Dardan Rexhepi dhe Kristian Nushi.

Senegali: Ch.T.Ndiaye, Gassama, Kouyate, Djolobodji, Souare, Gueye, Al.Ndiaye, Salif Sane, Dame Ndoye, Niasse, Diafra Sakho.