Kosova–Senegali, barazojnë në pjesën e parë

Kosova dhe Senegali kanë barazuar 1:1 pas 45 minutash, në ndeshjen që po zhvillohet në Gjenevë. Albert Bunjaku i kaloi vendësit në epërsi, kurse Niasse i barazoi shifrat.

Sport

25/05/2014 18:49

Kosova dhe Senegali po luajnë baras 1:1, në ndeshjen që po zhvillohet në Gjenevë në këto momente.

Ekipi kosovar kaloi i pari në epërsi në minutën e 26-të përmes sulmuesit Albert Bunjaku, i cili shënoi me kokë, pasi iu kthye një top nga shtylla, që më parë e kishte qëlluar Kristian Nushi.

Mirëpo, ekipi i selektorit Albert Bunjaku nuk arriti ta ruante avantazhin, pasi senegalezët i barazuan shifrat me anë të Niasse, pas një tollovie të shkaktuar në zonën e portierit Kushtrim Mushica.