Kosova merr një lajm të mirë nga FIBA (FOTO)

Kastrati dhe Morina më herët kanë përfaqësuar Slloveninë.

Sport

26/07/2017 15:10

FIBA u ka dhënë leje Gëzim Morinës dhe Erjon Kastratit që të luajnë për Kosovën. Këtë e ka konfirmuar kreu i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Erolld Belegu.

“FIBA sapo konfirmoj edhe zyrtarisht që Erjon Kastrati dhe Gezim Morina janë nga sot lojtarë të Kosovës. Urime”, ka shkruar Belegu në Facebook, përcjell Express

Kastrati dhe Morina më herët kanë përfaqësuar Slloveninë. Dhe me leje të sllovenëve janë transferuar te Kosova.