Kosova fiton 6 medalje në Kampionatin Ballkanik
Ka përfunduar në Shkup Kampionati Ballkanik i xhudos, ku kanë marrë pjesë 11 shtete të Ballkanit.
Sport
Kosova ka fituar dy medalje të arta.
Distria Krasniqi dhe Loriana Kuka fituan medaljet e arta, përcjellë “Lajmi.net”.
Ndërkohë, medalje të argjendë fituan Fjolla Kelmendi, Flaka Loxha dhe Laura Fazliu.
Me medalje të bronztë u desh të kënaqet Akil Gjakova.
Trajneri Driton Kuka vlerëson se vazhdojnë të dalin në skenë emrat të ri të xhudos, që mund të ndjekin hapat e Majlinda Kelmendit. /Lajmi.net/