Kosova apo Kroacia? Super deklaratë nga Kozniku

Ardian Kozniku nuk mund t’i ndajë Kosovë dhe Kroacinë, para duelit të tyre sonte në Shkodër.

Sport

06/10/2016 09:07

Ish sulmuesi i Kroacisë, Ardian Kozniku e ka problem ta ndajë ish skuadrën e tij dhe Kosovën, para duelit të tyre sonte në Shkodër.

Në xhiron e dytë të eliminatoreve për “Kampionatin botëror 2018”, Kosova ndeshet me Kroacinë. Dhe, Kozniku ka thënë se nuk mund ta ndajë dashurinë për të dyja vendet.

“Mos më pyesni se kë e dua më shumë, Kosovën apo Kroacinë. Për mua është njësoj sikur të më pyesni nëse e dua më shumë nënën ose babanë”, deklaroi ai për mediat kroate, përcjell “Lajmi.net”.

“Mund të them vetëm se Kroacia ka ekip më të fortë dhe më kualitative pa marrë parasysh mungesën e disa futbollistëve të lënduar”, theksoi Kozniku.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.