Koncepti i Volvo zëvendëson ulësen e parë të pasagjerit me një ulëse për foshnje

Volvo ka prezantuar një dizajn inovativ të një koncepti të integruar me një ulëse për foshnje, i cili do të zëvendësojë ulësen standarde të pasagjerit përpara.

Auto & Tek

09/07/2015 12:23

Kompania ka lëshuar fotografi dhe detaje mbi atë që e quan “Ulësja e përsosur për foshnje” – një ulëse kjo që kthen foshnjën me shikim nga ulësja prapa, ku do të qëndronte nëna.

Sipas kompanisë, krejt kjo është bërë për arsye se vendosja e foshnjës në ulësen mbrapa bën që shpesh ajo të fillojë të qajë përgjatë gjithë rrugëtimit me veturë, për shkak që nuk e sheh fytyrën e nënës së saj, transmeton Lajmi.net.

Ulëset mbrapa që foshnja i ka përballë janë të sigurta gjithashtu. Për foshnjet me muskuj të qafës ende të pazhvilluar, forca e një përplasje në ulësen e parë mund të jetë fatale.

Koncepti i ulëses për foshnje 635718840477064499-165629-Excellence-Child-Seat-Concept

Kështu, në rast të ndonjë aksidenti, foshnja në këtë ulëse do ta përballonte më mirë atë, për shkak të forcës së ndikimit që do përhapej në mënyrë të barabartë në të gjithë trupin e saj, transmeton Lajmi.net.

Ulësja ka aftësinë për t’u rrotulluar në 90 shkallë, dhe gjithashtu mundësinë për të anuar apo mbështetur për të lehtësuar pushimin dhe fjetjen e saj.