Koleksioni i humbur i veturave të djalit të Saddam Hussein (FOTO)

Uday Saddam Hussein al-Tikritti ishte djali më i madh i diktatorit Irakian Saddam Hussein i cili kishte pasion për veturat.

Auto & Tek

04/12/2015 15:02

Uday kishte një reputacion të keq si torturues, vrasës dhe shumë xheloz. Uday njihej edhe për torturat e tij ndaj atletëve Irakian kur ata nuk arrinin rezultate të mira në gara.

Uday Saddam Hussein al-Tikritti u vra në vitin 2003 nga forcat e Ushtrisë Amerikane në Mosul.

“Para vrasjes së tij besoj se Uday kishte një koleksion prej gati 1000 veturave nga e gjithë bota”, transmeton Express. Ferrari, Porsche, Rolls Royce, Chevrolet, Lamborghini dhe Plymouths ishin vetëm disa nga markat e veturave në koleksionin e tij.

Shumica e këtyre veturave ishin dëmtuar nga bombardimet amerikane në Irak. Të tjerat ishin shkatërruar nga popullata e frustruar Irakiane. Në një rast Ushtria Amerikane përdori një veturë shumë të rrallë nga ky koleksion për të demonstruar efektet e shpërthimit të veturave bombë. Kjo veturë e rrallë ishte një Lamborghini LM-200.

15. Lamborghini LM-200

14. Ferrari Testarossa

13. Flota e limuzinave Mercedes

12. Veturat kabriolet

11. Gemballa M635 CSI

10. Të dashurat me motor V12

9. Rang veturash të ndryshme

8. Porsche 911

7. Investime të kthyera në plehra

6. BMW 520i

5. Ferrari për pjesë rezervë

4. Ferrari F40

3. Ferrari Testarossa

2. Veturë klasike e djegur

1. Veturat nuk ishin të vetmet gjëra në koleksionin e tij