Koke: Barazimi ishte rezultati më real i takimit

Rezultati 1:1 ka qenë i drejtë për ndeshje Atletico Madrid – Barcelona, sipas mesfushorit të skuadrës nga Madridi.

Sport

25/11/2018 08:57

Koke ka thënë pas ndeshjes se takimi nuk tregoi shumë, dhe madje do duhej të kishte përfunduar pa gola.

“Ishte një ndeshje për 0:0. Asgjë nuk ndodhi. Kur je në epërsi gjithmonë dëshiron të fitosh, ishte për keqardhje që nuk fituam. Për ato që u shfaqën gjatë ndeshjes, mendoj se barazimi ishte i drejtë” ka thënë Koke pas ndeshjes, transmeton lajmi.net.

“Kjo ligë është më kompetitive se kurrë më parë. Kjo është gjë e mirë edhe për spektatorët” ka thënë ai.

Kujtojmë se golat e vetëm në këtë takim u realizuan nga Diego Costa dhe Ousmane Dembele. /Lajmi.net/