Klubi turk transferon tre futbollistët e Milanit (FOTO)

Milani do të bëjë ndryshime të mëdha në afatin kalimtar të verës.

Sport

26/05/2017 09:17

Sipas informacioneve të fundit nga “Calciomercato.com”, tre lojtarë të Milanit do të transferohen në Turqi.

Bëhet fjalë për Jose Sosan, Gabriel Palettan dhe Juraj Kuckan, përcjellë “Lajmi.net”.

Skuadra turke, Antalyaspor, ka shprehur interesim të madh për futbollistët dhe është gati të dërgojë ofertat zyrtare.

Këta tre lojtarë janë në listën e largimeve të pronarëve të rinj kuqezi. /Lajmi.net/