Klopp sulmon lojtarët e tij

Trajneri i Dortmundit, Jurgen Klopp ka kritikuar qëndrimin e lojtarëve të tij, duke thënë se ata ende nuk e kanë kuptuar që janë në një pozitë të rrezikshme në Bundesligë.

Sport

13/12/2014 21:25

Klopp ka kritikuar qëndrimin e lojtarëve të tij, duke thënë se ata ende nuk e kanë kuptuar pozitën në të cilën gjinden në Bundesligë.

“Ne kishim një vendosmëri shumë të vogël në këtë takim, gjë e cila është shumë e rëndësishme”, tha Klopp për reporterët pas takimit.

“Në pjesën e parë ne kemi luajtur mirë, mirëpo nuk ishim fare të koncentruar për të shënuar gol”.

“Kjo gjë nuk duhet të ndodhë asesi. Kemi dhe dy ndeshje tjera para pushimit dimëror, në të cilën duhet të përmirësohemi patjetër”, përfundoi Klopp.