Klopp ‘shpërthen’ kundër UEFA-s për Ligën e Kombeve

Jurgen Klopp është deklaruar shumë i pakënaqur me kompeticionin e ri të UEFA-s, Ligën e Kombeve.

Sport

20/10/2018 10:27

Trajneri i Liverpoolit, në konferencën e mbajtur dje para ndeshjes me Huddersfield, ka kritikuar organizimin e Ligës së Kombeve, duke thënë se është njësoj sikur Anthony Joshua të ndeshet në çdo të dytën natë.

Shumë lojtarë të Liverpoolit kanë qenë të angazhuar në kombëtaret e tyre në Ligën e Kombeve për ndeshjet e tetorit.

“Në një pikë të caktuar duhet të ndalemi dhe të mendojmë a duam të shohim opera çdo natë, apo çdo dy muaj? Askush nuk do ta shikojë Anthony Joshua të ndeshet në çdo të dytën natë. Është e pamundur. Në asnjë sport tjetër nuk ndodh”, ka thënë Klopp për BBC, teksa kritikonte Ligën e Kombeve, përcjell ‘lajmi.net’.

“Vetëm në futboll të gjithë duan të kenë kompeticione me skuadra që bien nga kategoria, ngjiten, luajnë për diçka. Liga e Kombeve është një ide e mirë, por duhet bërë në një sport tjetër, sepse nuk ka vend në futboll për të”./Lajmi.net/