Klopp: Shaqiri deshi të bëjë këtë çmenduri pasi nënshkroi me Liverpoolin, por i thashë jo, jo, jo!

Jurgen Klopp e vlerëson maksimalisht Xherdan Shaqirin.

Sport

29/07/2018 08:53

Gjermani ka folur pas fitores 4:1 ndaj Manchester Unitedit, ku Shaqiri debutoi me një super-gol.

Klopp ka treguar se si Shaqa nuk dëshiroi të pushonte fare pas Botërorit, për t’iu bashkuar menjëherë Liverpoolit në stërvitje pas nënshkrimit, përcjellë “Lajmi.net”.

“Nuk është normale të përshtatesh aq mirë me stilin e lojës pas vetëm katër ditësh në klub”, deklaroi Klopp.

“Ne donim ta ndihmonim atë në mënyrë që pozicioni i tij të mos jetë shumë i komplikuar”.

Rezultati i imazhit për shaqiri

“I dhamë liri të madhe. Shaqiri ishte më mirë se që unë e kam pritur”

“Në momentin që Shaqiri nënshkroi me ne, ai dëshiroi t’i bashkohej menjëherë ekipit në stërvitje, ani pse ishte vetëm një javë pas Botërorit. Por unë i thash “jo, jo, jo”. Ai u kthye pas disa ditësh dhe ishte shumë i emocionuar”.

“Për Shaqirin është një moment i mirë në karrierën e tij, pas eksperiencave te klube si Bayern Munchen, Inter apo Stoke”, shtoi ai. /Lajmi.net/

Rezultati i imazhit për shaqiri