Kjo ndeshje vendos sezonin e Real Madridit

“Los Blancos” shpresat e vetme për titull i kanë në Ligën e Kampionëve.

Sport

03/02/2018 08:09

Real Madrid është në përgatitje të duelit me Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.

Pas eliminimit nga Copa del Rey dhe disavantazhit të madh ndaj Barcelonës në La Ligë, “Los Blancos” shpresat e vetme për titull i kanë në Ligën e Kampionëve.

Madje, dy duelet me ekipin francez janë ato që do ta përcaktojnë edhe sezonin për skuadrën e trajnerit, Zinedine Zidane, përcjell “lajmi.net”.

Real Madrid ka rikuperuar treshen e sulmit “BBC” dhe duke u mbështetur tek ajo shpreson të kualifikohet në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve duke kërkuar trofeun e tretë të njëpasnjëshëm të kampionit të Evropës. /Lajmi.net/