Kjo këngëtare është një dhe e vetmja, thotë Ermali (Foto)

Këngëtarja Era Istrefi është ajo për të cilën Ermal Fejzullahu thotë se është njësh.

ShowBiz

27/03/2017 08:54

Në profilin e tij në rrjetin Instagram, ai ka publikuar një foto bashkë me Erën, me të cilën ai darkoi mbrëmë, shkruan lajmi.net.

Duket se Ermali pëlqen shumë këngët e Erës dhe se e ka mike shumë të ngushtë.

Përveçse ai pëlqen këngët e Erës, njësoj bën edhe kjo e fundit për Ermalin, e këtë gjë e vërtetojnë edhe disa video të cilat i publikoi mbrëmë Era, ku shihej se kënaqej nën ritmet e këngëve të Ermalit. /Lajmi.net/