Kjo foto tregon se sa keq i kanë punët Cavani dhe Neymar (FOTO)

Duket se raportet mes Neymarit dhe Edison Cavanit ende nuk janë më të mirat.

Sport

25/09/2017 20:29

Yjet e Paris Saint-Germain së fundi kanë qenë të pranishëm në ditëlindjen e Thiago Silvas, por ajo që ra në sy, ishte mungesa Edinson Cavanit.

Kylian Mbappe ka qenë ai që e ka postuar një foto ku shihet e gjithë skuadra në ditëlindjen e brazilianit.

Cavani dhe Neymar kanë pasur një zënkë gjatë ndeshjes me Lyonin, për ekzekutimin e një penalltie, ku uruguaiani nuk e lejoi brazilianin ta bëjë ekzekutimin e saj.

Sot ka pasur spekulime se drejtuesit e PSG-së i kanë ofruar Cavanit një milion euro, vetëm e vetëm që Neymarit t’ia lejojë ekzekutimin e penalltive, diçka që nuk është pranuar./Lajmi.net/