Kjo është thirrja e tifozëve të Kosovës dhe Kroacisë

Tifozët e Kosovës dhe ata të Kroacisë janë duke kënduar së bashku në Shkodër.

Sport

06/10/2016 14:46

Kosova dhe Kroacia janë duke festuar së bashku para duelit të madh në Shkodër.

Madje, tifozët e të dyja skuadrave janë duke kënduar së bashku para ndeshjes së vlefshme për xhiron e dytë të Grupit I në eliminatoret e “Kampionatit botëror 2018”, shkruan “Lajmi.net”.

“Kosova, Kosova, Kroacia, Kroacia” është thirrja më e dëgjuar prej tyre.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.